Ministrja e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale.
Ajo do të merret në pyetje nga një prokuror special për skandalin e Rezervës Shtetërore.
Një video të cilën e ka publikuar sot gazeta Nacionale e shfaqin ministren ndërsa mbërrin në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë, transmeton Paparaci.
Intervistimi i Hajdarit vjen pak ditë pasi në të njëjtin vend u intervistua për disa orë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i dyshuar për shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe fshehje të pasurisë.
Skandali i Rezervave Shtetërore rrodhi në publik disa muaj më parë me publikimin e disa audio-inicizimeve të zyrtarëve të MINT-it, të cilat dëshmonin për mungesën e disa mallrave të cilat ishin porositur përmes kontratave një-burimore për mbushjen e Rezervave Shtetërore.
I përfshirë në këtë aferë është edhe Rdivan Muharremi, një afarist i afërt me kryeministrin Albin Kurti.