Medituesi Hetem Ramadani ka ofenduar rëndë mjekët duke i quajtur vrasës, ndërsa për koronavirusin ka deklaruar se nuk shkakton vdekjen dhe maska e izolimi nuk mbrojnë
“Ky virus para një muaji ka pasur 290 modifikime, del një vaksinë sot dhe kur e marrim pas një viti, virusi modifikohet, është gjenetik, që kanë pjesë në gjene, që këto gjene kanë ardhur nga toka, nga ajri. Ne duke keqpërdorur sistemin që quhet tokë, ajër dhe ujë dhe trup, atëherë virusi është shqetësuar, ato materialet gjenetike të tokës ose ajrit dhe na kanë sulmuar”.
“Mjekët janë ndër vrasësit më të mëdhenj në botë, për shkak të gabimeve dhe për shkak të mosdijes dhe interesave që janë agjentë të farmacisë”.
“Para disa vitesh patën propozuar në Amerikë që edhe fëmijëve duhet tu japim statinë, sikur vaksinë, dhe statina shkakton diabet. Këtë e bëjnë farmacitë, kanë arritur që prej një frike të bëjnë trilionë dollarë për biznes, atëherë sot farmacia financon 70 përqind të universiteteve të mjekësisë, domethënë ka interes.” tha Ramadani.
“Ky virus do të ketë zgjidhje kur të infektohemi dhe bëhemi rezistentë. Vaksina më e rrezikshme sot është izolimi, se njerëzit po mbesin pa punë. Izolimi nuk është zgjidhje sepse ndodh rënia e ekonomisë… inflamacioni, berza bjen varësisht sa kemi inflamacion”, ka thënë Ramadani, në emisionin Rubikon në Klan Kosova.