Politikani serb, ish zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ish ministri i arsimit, Branko Ruzic, në fundjavë është parë nën shoqërinë e Gramoz Vokrrit, djalit të legjendës, Fadil Vokrri. Ata së bashku bënë homazhe te varri i legjendës së futbollit kosovar, te varrezat e qytetit në Prishtinë!
Ruzic, tifoz i Partizanit të Beogradit, ku ka luajtur legjenda shqiptare, ia ka lënë te varri Vokrrit një fanellë të klubit të madh serb, me numrin 9 dhe mbishkrimin Vokrri, të cilën edhe e barte i ndjeri te Partizani.
Në Instagram ai ka shpërndarë edhe foto nga homazhet te varri i Vokrrit, të cilat i ka komentuar në gjuhën serbe dhe në gjuhën shqipe:
“Njerëzit e medhenjë nuk largohen kurrë Fadil, mik i dashur. Për të tjerët bëjmë tifo Partizanin e kemi në zemër”. Ai harron se Vokrri në zemër e kishte Prishtinën e jo Partizanin! Por skandal është shoqërimi nga Gramozi, i cili duhet ta dijë se Ruzhiq paradite në Graqanicë thoshte ‘Kosovo Metohija’