Emisioni i “Për’Puthen”, këtë të premte, mori një rrjedhë komplet tjetër.
Drejtuesit e këtij emisioni kanë larguar nga emisioni vajzën shqiptare Shqipe Hysenaj, e cila gjatë emisionit të enjtes kishte deklaruar që është kundër homoseksualeve, shkruan Albanian News
Moderatorja Bora Zemani, e cilësoi sjelljen e Shqipes si jo të denjë ndaj të rinjve shqiptarë, e për këtë arsye, vendimi për largimin e saj në gjykimin e produksionin, duke marrë parasysh këtu edhe reagimin e publikut, mund të cilësohet i drejtë tha Bora.
Po i njëjti produksion ka përdorur standarde të dyfishta.
Pasi ka mbajtur në emision një tjetër konkurentë, i cili ka shprehur fjalë të cilat nuk janë të denjë për rininë shqiptare.
Graciano, e ka pranuar publikisht që është një prostitutë mashkull, i cili bën seks në këmbim të lekeve. Megjithatë ai është larguar nga emisioni vetëm pse vajzat nuk kanë shprehur dëshirën për tu lidhur me të, por jo për deklaratat e tij.
Kujtojmë që reagimet të Shqipës, karshi degjenerimit që shfaqet në emision, vijnë pasi ajo është një besimtare e fesë myslimane dhe hapur ka treguar që është kundër komonitetit LGBT.
Kjo gjë nuk iu ka pëlqyer drejtueseve dhe e kanë përjashtuar direkt nga emisioni.
Një super skandal ky i cili po komentohet shumë gjithandej.