spot_img

Skenderaj triumfon kundër M-Technologie në Ligën e përbashkët Kosovë – Shqipëri “Gjergj Kastrioti”

spot_img

Skenderaj ka mposhtur M-Technologien, në përballjen e vlefshme për xhiron e dytë të ligës së përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, “Gjergj Kastrioti”, të mërkurën mbrëma.

Vashat e trajnerit Ylli Kadriu triumfuan me rezultat 3-0 (25-18, 25-20, 25-23) në sete, me mysafiret që u munduan të rezistonin, sidomos në setin e tretë, por nuk arritën të bëjnë më shumë.

Kjo është fitorja e dytë nga po aq ndeshje të luajtura për Skenderajn, e cila në xhiron e parë kishte mposhtur Tiranën, po ashtu me rezultat 3-0.

Në anën tjetër, M-Technologie në përballjen e parë u mposht nga Partizani 3-0.

Drita mposht Fer Volleyn në Ligën “Gergj Kastrioti”

Drita ka triumfuar në ndeshjen e xhiros së dytë të ligës së përbashkët, “Gjergj Kastrioti, si mysafire e Fer Volley, të mërkurën mbrëma, në Ferizaj.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Lorik Ilazi siguroi fitoren me një rezultat 1-3 (19-25, 19-25, 25-23, 15-25).

“Intelektualet” fituan dy setet e parë me rezultat solid, po ferizajaset u rikthyen në të tretin duke e fituar me rezultat të ngushtë, para se gjilanaset të fitonin të katërtin për të siguruar fitoren e parë në Ligën “Gjergj Kastrioti”, pasi në xhiron e parë u mposhtën nga Vllaznia e Shqipërisë me rezultat 3-1.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img