Skuadra angleze ka gati 22 milionë euro për Muriqin.
Vedat Muriqi mbetet në radarin e WBA.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, po kompleton një sezon të jashtëzakonshëm te Fenerbahce, me 15 gola të shënuara në 31 ndeshje në të gjitha garat.
Forma e mirë e djaloshit nga Prizreni, ka bërë që shumë klube të vihen pas tij.
Një kalim i Muriqit në Premierligë është shumë i mundshëm, me ËBA që po shpreh interesim për shërbimet e tij.
Sipas të përditshmes turke Sabah, WBA ka gati një ofertë prej 20 milionë funtesh apo 22 milionë eurosh për sulmuesin e Kosovës.