Pas pushimeve në bregdetin e jugut të Shqipërisë, Armando Broja i është bashkuar Chelsea-t për fazën përgatitore për sezonin e ri. Megjithatë, sulmuesi kuqezi është ende në udhëkryq për të ardhmen.
Mundësitë që ai të qëndrojë te “Blutë e Londrës” janë të vogla dhe interesi për të nuk mungon. Nga ekipet e Premier League, Fenerbahce, por edhe Milani në Itali. Ndërkohë, mediat angleze kanë shkruar këtë të enjte se Southampton është në garë për shqiptarin, madje ai është objektivi kryesor në këtë merkato vere.
Southampton, i cili sapo është ngjitur në Premier League, ka shitur sulmuesin e tyre kryesor, skocezin Che Adams dhe tashmë janë në kërkim të një zëvedësuesi.
Armando Broja është objektivi i tyre kryesor pasi sulmuesi ka qenë pjesë e Southampton në sezonin 2021-2022 ku u aktivizua në 32 ndeshje dhe realizoi 6 gola.