Sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse këtë sezon ka marrë vëmendjen e klubit gjerman, Greuther Furth që bën gara në Bundesliga 2.
Kështu ka raportuar gazeta e madhe gjermane “Bild” e cila ka njoftuar se klubi gjerman tanimë ka bërë ofertë për Hysenin, përcjell lajmi.net.
Gruther Furth thuhet se i ka ofruar kontratë Hysenit deri në vitin 2026.
Hyseni ka përfunduar stinorin vjeshtor me Llapin duke regjistruar 13 gola.
Ai shihet si zëvendësues i Tim Lemperle që ka shënuar vetëm katër gola deri më tani.
Muhamet Hyseni realizoi gol në debutim edhe te Përfaqësuesja e Kosovës, në ndeshjen kualifikuese kundër Zvicrës në Basel, gol i cili i siguroi Kosovës një pikë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.