Heroi ynë kombëtar Skënderbeu, është një nga personazhet që i janë dedikuar më shumë statuja nga artistët në Shqipëri, por edhe jashtë vendit.
Më e fundit u inagurua ditën e djeshme në Prizren në kuadër të festës së Pavarësisë, por statuja sipas qytetarëve la shumë për të dëshiruar.
Skulptori Sinan Alija ka reaguar për herë të parë pas bujës që bëri në rrjet skulptura e tij e Skënderbeut.
Ai ka shpërndarë një foto tjetër të punës së tij, duke dhënë edhe një mesazh për të gjithë mediat që kanë shkruar për të.
“Dedikuar portaleve !!!”, shkruan ai.