Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në Gelsenkirchen të Gjermanisë.
Fillimisht, nëpër rrjete sociale u tha se tifozët anglezë u përleshën me ata serbë, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, Sky Sports raporton se përleshja u zhvillua mes tifozëve shqiptarë dhe atyre serbë.
“Policia gjermane është përballur me një incident me tifozë shqiptarë dhe serbë pranë qendrës së Gelsenkirchen. Shumica e oficerëve të lartë të policisë gjermane në vendngjarje thonë se për momentin ata besojnë se incidenti nuk përfshin tifozë anglezë”, thuhej në njoftimin e mediumit të madh anglez.
Anglia dhe Serbia do të përballen sonte nga ora 21:00 në kuadër të Kampionatit Evropian. /Gazeta Express/