“Dardanët” do të mundohen ta lënë anash zhgënjimin e përjetuar në Shkup të enjten që lamë pas, kur u mposht nga Maqedonia e Veriut (2:1) dhe e humbi mundësinë e kualifikimit në “Euro 2020”.
“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandesi po përballen sonte me Slloveninë në kuadër të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
Në kryeqytet, tashmë është mbyllur pjesa e parë.
Pas 45 minutash, mysafirët janë në epërsi me rezultat 0:1, derisa Kosova kishte disa raste ideale për shënim, por Jan Oblak ishte në element.