spot_img

”Sondazhet e porositura, LDK e para, do të ketë 39 deputetë – Hoti kryeministër i Kosovës”

spot_img

Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Kaltrina Demiri, ka thënë se ky subjekt politik në zgjedhjet e 14 shkurtit do të dal e para.

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Bota sot”, ajo ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është shumë e përgatitur për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Demiri ka mohuar sondazhet e fundit, duke thënë se ato janë të porositura, dhe kanë për qëllim dobësimin e shëndetit politik në Kosovë.

Ajo në këtë intervistë, ka folur edhe për largimin e Vjosa Osmanit.

Sipas saj, largimi i Osmanit dhe të tjerëve në kohë dhe hapësirë nuk e dëmtojnë aspak Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ajo ka folur edhe kandidatin e LDK-së për kryeministër, për të cilin ka thënë se e meriton të jetë në krye të ekzekutivit, pasi brenda një periudhe të shkurtër sa qeverisi me vendin, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bëri shumë për stabilizimin e jetës shoqërore në përgjithësi.

Intervista e plotë:

“Bota sot”: Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar aktivitetet në teren. Nga ajo çfarë keni parë deri më tani, besoni se do të arrini t’i fitoni zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit?

Kaltrina Demiri: Po të isha e dyshimtë se LDK-ja nuk i fiton zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, fare nuk do të garoja për Kuvend të Kosovës. Duhet të bindemi se shqiptarët nën Jugosllavi, babë, nënë, motër, vëlla e kishin dhe e kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës, është krejtësisht çështje tjetër që kundërshtarët e saj shpifin dhe krijojnë insinuata për LDK-në, kreu i të cilëve gjendet diku në Beograd apo Moskë.

“Bota sot”: Si është pritur kandidimi juaj për këto zgjedhje?

Kaltrina Demiri: Besoni se nuk e kam perceptuar, ndonëse familjet tradicionalisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës më kanë përkrahur, më kanë dhënë kurajo për nominimin, e natyrisht kundërshtarët e LDK-së nuk e kanë pritur mirë, por nuk janë shprehur, ngase më njohin. Të tillët e dinë se Lidhja Demokratike e Kosovës është formuese e shtetit të Kosovës.

“Bota sot”: 14 shkurti është data e zgjedhjeve. Sa është e gatshme, sipas jush, Lidhja Demokratike e Kosovës?

Kaltrina Demiri: Lidhja Demokratike e Kosovës është shumë e përgatitur për zgjedhjet e 14 shkurtit. Lidhja ka një strukturë të organizuar, ka më shumë se 930 nëndegë, ka një organizim të tërë partiak e shtetëror. Ajo që të impresionon, është se e ka popullin me vete. Është partia e parë e shqiptarëve që ka përvetësuar idetë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Bota sot”: Nga partia juaj tashmë dihet se është larguar Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e kaluar të vitit 2019, ka qenë kandidate e LDK-së për kryeministre. Sa mund ta dëmtoj partinë tuaj ky largim?

Kaltrina Demiri: Zonja Vjosa Osmani edhe zonja Donika Gërvalla, dy perëndesha të politikës kosovare, janë lindur dhe rritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Që të dyja qajnë për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Qanë edhe akademik Isa Mustafa, kreu i LDK-së për to, Ato janë bijat e kësaj partie, këtij populli. Assesi largimi i tyre në kohë dhe hapësirë nuk e dëmton Lidhjen Demokratike të Kosovës, nuk lejojnë as ato të dëmtohet LDK-ja, përkundrazi e pasurojnë jetën politike. LDK-ja pret që dy perëndeshat e politikës kosovare do të valorizojnë idetë dhe praktikën politike të majtizmit politik dhe do të ndihmojnë konceptin e shtet ndërtimit për të cilin punon në mënyrë vetëmohuese Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Bota sot”: Kandidat i LDK-së për kryeministër për këto zgjedhje është kryeministri në detyrë Avdullah Hoti. Mendoni se z. Hoti duhet të vazhdoj të jetë në krye të Qeverisë së Kosovës edhe për një mandat?

Kaltrina Demiri: E përse kryeministri në detyrë të mos jetë kryeministër në të ardhmen, kur dihet se brenda këtij afati të shkurtër kohor ka bërë shumë për stabilizimin e jetës shoqërore e ekonomike të shoqërisë kosovare përgjithësisht.

Nga Qeveria PAN-it e deri te Qeveria Hoti, shteti dhe shoqëria kosovare kanë qenë në krizë të thellë, pasojat e të cilëve do ndihen edhe shumë kohë. Prekja në rezerva të shtetit, qeveria me më shumë se 100 zëvendësministra, një qeveri me shumë ministra e këshilltar, me qeveritar eklektik e ide eklektike, etj, nuk ecet tutje, është pritur bojkotimi i saj.

Qeveria Kurti akoma më katastrofë, bojkotimi total i miqve ndërkombëtar, i atyre që ndihmuan pavarësinë dhe lirinë e Kosovës, përpjekja për një sundim totalitar, e shumë gabime tjera, por fati që ishte Lidhja Demokratike e Kosovës nga brenda dhe e valorizoi ndërgjegjen e shpëtuam.

“Bota sot”: Të flasim edhe për pritjet e juaja për këto zgjedhje. Sa për qind mendoni se do t’i fitoni, sepse disa sondazhe nuk po e nxjerrin mirë Lidhjen Demokratike të Kosovës?

Kaltrina Demiri: Sondazhet e porositura janë një përpjekje për dobësimin e shëndetit politik, nuk kanë qëllime të mira. Është një këshillë në popull: Kurrë mos bën hop pa e kërcyer gardhin. Pazari në mes të sandazhistëve dhe partisë politike është një propozicion gjeometrik, sa para jep, aq ke përqindjen në fitore. Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë e para, do të ketë më së shumti deputet. Mendoj se do të ketë 38 eventualisht 39 deputetë.

“Bota sot”: z. Hoti ka deklaruar se ka ringjallje të madhe të LDK-së për shkak të sloganit që keni nxjerrë? Sa besoni se elektorati i LDK-së, por edhe partia e juaj, do të mobilizohet për zgjedhjet e 14 shkurtit?

Kaltrina Demiri: Slogani i LDK-së “SHTETI SHTET” e ka një shtrirje katërçipërisht shumë dimensionale. Ky koncept ka rrjedhë si rezultat i kërkesës shoqërore që e ka parashtruar epoka e historisë për zgjidhje. Shkurtë, shoqëria shqiptare përgjithësisht po kërkon sundim të Ligjit e jo anarki, apo totalitarizëm, andaj popullata vetvetiu është mobilizuar dhe pritet që LDK-ja të ketë më shumë ulëse në Kuvend se sa më 6 tetorin e vitit të kaluar, përsëris gjithsesi do të jetë e para.

“Bota sot”: A ka menaxhuar mirë Qeveria e Avdullah Hotit me pandeminë?

Kaltrina Demiri: Po, Qeveria Hoti ka menaxhuar mirë me pandeminë, sipas statistikave të OBSH, ju e dini se Qeveria Hoti riradhitet në mesin e qeverive të grupit të shteteve që kanë menaxhuar më së miri me këtë epidemi. Kur të llogaritet gjendja sociale, standardi jetësor, bruto produkti shoqëror, faktori kulturor e shumë faktor tjerë në të cilën gjendemi si shoqëri, ndoshta Qeveria Hoti do jetë e para në listën e shteteve që ka menaxhuar më së miri këtë epidemi vdekjeprurëse.

NGJARJE TË TJERA

spot_img