Sonte do të luhet derbi i madh i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.
Kjo ndeshje e madhe po pritet me kërshëri nga tifozët shqiptarë.
Ky derbi këtë radhë pritet të vlejë për titullin e kampionit pasi fituesi i këtij takii mund ta fitojë Superioren.
Sipas mediave shqiptare, interesimi i tifozëve për të qenë të pranishëm në stadium është jashtëzakonisht i madh.
Në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:30 pritet të jenë prezentë të paktën 17 mijë tifozë për ta parë nga afër këtë përballje, e cila pritet të dhurojë emocione të mëdha.