spot_img

Sot dy ndeshje në Superligë, nxehtë pritet të jetë edhe në Ligën e Parë

spot_img

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot edhe me dy ndeshje në kuadër të xhiros së dytë.

Të dielën, Ferizaj që e nisi me fitore sezonin në elitë udhëton për t’u përballur me Malishevën në stadiumin “Liman Gegaj”.

Pas triumfit ndaj Feronikelit 74, Ferizaj do të kërkojë rezultat pozitiv edhe ndaj Malishevës, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, Malisheva ende nuk ka luajtur këtë sezon, pasi që në xhiron e parë ndeshja e tyre me Dritën u shty për shkak të angazhimit të gjilanasve në garat evropiane.

Llapi pas barazimit me Gjilanin, të dielën udhëton në Drenas ku do t’i kërkojë pikët e plota përballë Feronikelit 74.

Feronikeli 74 i drejtuar nga Shefki Kuqi e nisi me humbje sezonin e ri dhe do të kërkojë menjëherë këndelljen.

Derisa ndeshje interesante priten edhe në Ligën e Parë, Liria para adhuruesve të vet e pret Trepçën, spikat edhe Trepça 89’ me Istogun! Takimet tjera jane: Mitrovica – Vëllaznimi, Fushë Kosova – Dinamo, Vjosa – Flamurtari dhe KEK-u – Kika.

Të gjitha takimet nisin nga ora 17:00.

NGJARJE TË TJERA

spot_img