Beatrix ka hapur arkivat e fotografive.
Beatrix Ramosaj është emër shumë aktiv në rrjete sociale, pavarësisht faktit se në muzikë nuk e shohim shumë aktive, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja kohë pas kohe ndan me ndjekësit fotografi joshëse, me të cilën merr vëmendjen e tyre dhe komentohet shumë nga ndjekësit.
Së fundi, Beatrix është bërë nostalgjike për ditët e fëmijërisë, duke publikuar fotografi të shkrepur shumë vite më parë.
“Trixa vogël”, ka shkruar ajo krahas fotos, ku shihet me flokë të shkurtra, teksa po shijonte akullore. /Lajmi.net/