Shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të tërhiqet sot në orën 12:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Llapi, Prishtina, Gjilani dhe Vushtria.
Në këtë fazë ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje.
Siç dihet fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin 2023/24.