spot_img

Komiteti Ekzekutiv i FShF i hapi rrugën aplikimit të rëndësishëm të Shqipërisë për Kampionatin Europian U21 në 2027

spot_img

Sot Komiteti Ekzekutiv i FShF i hapi rrugën aplikimit të rëndësishëm të Shqipërisë për Kampionatin Europian U21 në 2027. Më pas Armand Duka ka arsyetuar vendimin e tyre:

Një arritje e jashtëzakonshme për futbollin shqiptar dhe kushdo që përkrah kombëtaren kuqezi e ndihet krenar për arritjet e kësaj kombëtareje, do të mirëpresë emocionet për zhvillimin e këtij eventi ndërkombëtar në Shqipëri.
Por Shqipëria nuk hynte dot e vetme në konkurrim për shkak të mungesës së infrastrukturës së plotë. Ndaj bashkimi i përpjekjeve të FSHF me homologen e Serbisë do të shtojë shancet që në stadiumet shqiptare të shohim emocionet e magjisë së futbollit për Europianin 2027.

I kuptoj emocionet e çdo tifozi që zemra dhe flamuri i bashkojnë krah kombëtares. Por në këtë rast do të kenë një arsye më shumë të festojnë kur të shohim kombëtaren Shqiptare U21 që hyn automatikisht në këtë kompeticion, të këndojë himnin shqiptar si në Shqipëri ashtu edhe në Serbi.

Për shkak se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk i kanë kapacitetet infrastrukturore që kërkon UEFA për organizimin e eventeve të tilla, opsioni i vetëm mbetej bashkëpunimi me Serbinë pasi Belgjika e Turqia që kanë aplikuar duan ta organizojnë të vetme këtë event.

Vëllezër, tifozë, të mos harrojmë përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqiperisë për anëtarësimin e Kosovës në UEFA, të mos harrojmë as ndeshjen e zhvilluar në Beograd 10 vite më parë. Por futbolli është nje sport që bashkon dhe ne kemi për detyrim ti kujtojmë brezave sot dhe atyre që do të vijnë se do të bëjmë ç’është e mundur të lartësojmë emrin shqiptar e flamurin e Shqipërisë.

Nëse FShF arrin të fitojë të drejtat e organizimit të këtij eventi, ne si Federatë i urojmë veç suksese Shqipërisë e kombëtares shqiptare U21 në Euro2027.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img