Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet kthyese në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Një javë pas shtyrjes së këtyre ndeshjeve, tani ka ardhur koha dhe momenti për të mësuar dy finalistët e Kupës së Kosovës për edicionin 2023/24.
Në ndeshjen e parë dhe më të fortë padyshim, Drita pret Prishtinën në stadiumin e bari artificial në Gjilan, me fillim nga ora 15:00.
Djelmoshat e Zekirija Ramadanit do të kërkojnë fitoren dhe kalimin në finale pasi ndeshja e parë u mbyll 0-0.
Ndeshja tjetër është ajo e derbit lokal, ku Ballkani është nikoqir i Suharekës në “Stadiumin e Qytetit”, me fillim nga ora 15:00.
Në ndeshjen e parë, ekipi i Ilir Dajës ka fituar me rezultat 1-0 dhe synon ta ruaj epërsinë për të siguruar kalimin në finale.