Dita e sotme do ta përmbyllë plotësisht stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja e mbetur nga xhiroja e 13-të mes Gjilanit dhe Ballkanit do të zhvillohet sot me fillim nga ora 12.00.
Aktualisht, Ballkani është lider i Superligës me 39 pikë, pesë më shumë se Llapi e Ballkani.
E suharekasit mund të rrisin diferencën e pikëve me një fitore eventuale të dielën.
Në anën tjetër, Gjilani është në pozitën që dërgon në barazh, në vendin e tetë me 17 pikë, pas një sezoni me ulje-ngritje.