Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 do të përballet sot me Spanjën, ndeshje kjo në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Përballja e sotme do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona” në Slloveni.
“Dardanët” e rinj e nisin këtë aventurë me fitore kundër Austrisë U19, të cilën e mposhtën 1:0, kurse Spanja U19 barazoi 1:1 me Slloveninë U19.
Momentalisht, Kosova është lidere e Grupit 1 të këtyre kualifikimeve me tri pikë të arkëtuara, krahas Spanjës që ka një pikë në vendin e tretë.
Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara në të gjitha garat, “Dardanët” e rinj te udhehequr nga Adil Maliqi kanë tri fitore dhe dy barazimi, krahas spanjollëve që kanë katër fitore dhe një barazim.
Në rast se shënojnë fitore Kombëtarja e Kosovës pothuajse do të jetë pjesë e kampionatit evropian, çka do të ishte historike.
16:00 Spanja U19 – Kosova U19 (Stadiumi TSC Trate Gornja Radgona)