Sot varrosen katër të rinjtë që vdiqën mbrëmë në aksidentin e rëndë në rrugën Ferizaj- Shtime.
Sipas njoftimit nga familjarët, Arlind dhe Arsim Isufaj do të varrosen në orën 16:30 në fshatin Mollopolc të Shtimes, ndërsa Armend Muhadini dhe Mërgim Behluli do të varrosen në orën 17:00 në fshatin Dremjak të Ferizajt.
Nga aksidenti tragjik, lëndime kanë marrë edhe dy persona tjerë, njëra është grua 27-vjeçare shtatzënë.