Do të zhvillohen ditën e sotme dy ndeshjet finales të ligës “Gjergj Kastrioti” në sportin e volejbollit, në të dy konkurrencat.
Përmes një njoftimi për media, Federata e Volejbollit ka bërë të ditur se finalja ndërmjet Skënderajt dhe ekipit Korça nga Shqipëria në konkurrencën e femrave do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00, kurse ajo në konkurrencën e meshkujve ndërmjet Partizanit dhe Erzenit do të fillojë nga ora 20:15.
Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.