Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Java e nëntë në futbollin elitar kosovar nisi dje (e premte) ku Ferizaj shkaktoi befasinë duke mposhtur Gjilanin në shtëpi, me rezultat 2-1.
Megjithatë, sot kemi në orar edhe dy ndeshje tjera ku do të luhet në Malishevë dhe në Drenas.
Në ndeshjen e parë, Malisheva është nikoqire e Prishtinës në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet në Drenas, atje ku Feronikeli ’74 do të presë skuadrën e Dritës.
Të dy ndeshjet janë planifikuar që të fillojnë nga ora 13:00./