spot_img

Sot zhvillohen dy takimet e para të javës së 17-të në futbollin e kosovar

spot_img

Ndeshjet e Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdojnë me xhiron e 17-të që do të zhvillohet këtë fundjavë.

Në program janë pesë ndeshje për tu zhvilluar, dy ditën e sotme dhe tre të tjera të dielën.

Prishtina është nikoqir i Drenicës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Prishtinasit kanë tre ndeshje pa fitore ku kanë barazuar në dy prej tyre dhe kanë pësuar humbje së fundmi ndaj Malishevës.

Në anën tjetër Drenica ka katër sfida pa fituar dhe ka mbetur në vendin e parafundit në tabelë.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kanë qëllim që të rikthehen te fitoret.

Ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini pret Trepçën ’89.

Dy skuadrat në këtë takim vijnë nga fitoret në mesjavë dhe synojnë të vazhdojnë me këtë ritëm.

Të dyja përballjet, si në kryeqytet ashtu edhe ai në Klinë fillojnë nga ora 13:00.

NGJARJE TË TJERA

spot_img