spot_img

Sot zhvillohet derbi Drita – Ballkani

spot_img

Ndonëse ka përfunduar edicioni vjeshtor i Superligës në futboll, kanë mbetur të luhen edhe dy ndeshje të mbetura nga javët e kaluara, të cilat do ta mbyllin perden e pjesës së parë të kampionatit këtë javë.

Dhe, të dyja ndeshjet do t’i luajë Ballkani kundër skuadrave gjilanase, takime këto që ishin shtyrë për shkak të angazhimit të therandasve në garat evropiane.

Sot na pret derbi i zjarrtë mes dy ekipeve më të mira viteve të fundit, Dritës e Ballkanit.

Ani pse i kanë dy ndeshje më pak se ekipet tjera, suharekasit janë shpallur kampionë vjeshtorë të këtij ggysmë stinori.

Portokallinjtë janë të parët në tabelë me 39 pikë, prej tyre 12 fitore, tri barazime e një humbje.

Të kaltrit nga Gjilani janë të tretit me 34 pikë, 10 fitore, katër barazime e po aq humbje, derisa e kanë një ndeshje më pak se Llapi që është i dyti e që i ka tri pikë më shumë.

Kjo përballje mes Dritës e Ballkanit i takon xhiros të tretë, derisa skuadrat janë përballur edhe njëherë në këtë edicion, aty ku fitore kishte shënuar ekipi nga Theranda minimalisht 1:0.

Një fitore eventuale do ta mbante Dritën në garë për titull, kurse humbja eventuale do t’ia zbehte dukshëm gjasat.

Nga ana tjetër, Ballkani është pesë pikë përpara Llapit dhe nuk guxon të gabojë më, siç bëri në dy ndeshjet e fundit.

Kjo ndeshje do të luhet sot nga ora 13:00.

Me këtë sfidë do të përfundojë edicioni vjeshtor për Dritën, derisa kampioni i Kosovës e ka edhe një sfidë tjetër të mbetur nga java e 13-të në udhëtim te Gjilani, të cilën e luajnë këtë të diel.

NGJARJE TË TJERA

spot_img