spot_img

Spanja e Gjermania luajtën fortë për finalen e Eurobasketit

spot_img

Spanja u kualifikua në finalen e Eurobasket 2022 pasi mposhtën sonte në Berlin në gjysmëfinalen e dytë ekipin vendas të Gjermanisë me rezultat 96:91.

Që në fillim të ndeshjes u luajt fort dhe asnjëra skuadër nuk pati një avantazh të dukshëm. Vetëm në fund të çerekut të parë spanjollët kryesuan me gjashtë pikë.

Spanja pati një avantazh prej nëntë pikësh për një kohë të gjatë në çerekun e dytë dhe më pas pasoi një ecuri fenomenale e Gjermanisë, e cila përmbysi rezultatin dhe kaloi në epërsi në pjesën e parë me rezultat 51:46.

Në mesin e çerekut të tretë, Spanja rikthehet sërish në këtë ndeshje jashtëzakonisht interesante, por Gjermania shton gazin dhe para çerekut të fundit kishte një avantazh prej gjashtë pikësh.

Megjithatë, në çerekun e fundit ndodhi një kthesë e re spektakolare, këtë herë nga spanjollët. Gjermanët u bllokuan plotësisht, ndaj nikoqirëve të turneut iu desh të zgjasin dorën dhe të uronin spanjollët për fitoren.

Më i miri për spanjollët ishte Lorenzo D’ontez Brown me 29 pikë dhe 6 asistime, ndërsa Willy Hernangomez shënoi 16 pikë. Dennis Schroder ishte më i miri për Gjermaninë me 30 pikë dhe tetë asistime.

Në finalen e Eurobasket 2022, Spanja do të luajë kundër Francës. Finalja do të luhet të dielën në Berlin me fillim nga ora 20:30.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img