Shumë pak ditë na ndajnë nga nisja e Kupës së Botës. Trajneri i Spanjës, Luis Enrike ka publikuar sot emrat e 26 lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Katarit.
Por këta futbollistë nuk do të jenë vetëm pasi do të shoqërohen nga partneret e tyre. Disa shumë të njohura dhe disa të reja si Tatiana Trouboul (e dashura e David Raja). Për Daphne Cañizares dhe Patricia Charlotte nuk është hera e parë që i shoqërojnë, por ato nuk janë tepër mediatike.
Daphne Cañizares (Dani Karvahal)
Adriana Guerendiain (Çezar Aspilikueta)
Carmen Mora ( Pablo Sarabia)
Patricia Charlotte (Markos Jorente)
Marta Marchena (Karlos Soler)
Paula Batet (Pau Torres)
Tatiana Trouboul (David Raja)
Sia Martinez (Ferran Torres)
Robert Sançez me të dashurën e tij të panjohur