Sulmuesi dardan Vedat Muriqi do të mungojë në dy ndeshjet e radhës së Mallorcas pas kartonit të kuq që mori në sfidën e fundjavës kundër Elches.
Muriqi goditi kundërshtarin dhe pas intervenimit të sistemit VAR, ai u ndëshkua me karton të kuq.
Muriqi me këtë rast do t’i humbë dy ndeshjet e radhës së ekipit ishullor, kundër Sevillës ne “Son Moix” këtë të shtunë dhe kundër Real Sociedadit në Donosti të mërkurën tjetër.
Kjo pa dyshim do të jetë një mungesë e madhe për Mallorcan duke e pasur parasysh se Muriqi është golashënuesi më i mirë i ekipit deri tash me 4 gola nga 8 ndeshje.