Klubi i themeluar në vitin e largët 1932, KF Llapi pas luftës u ballafaqua me probleme të ndryshme, duke parë nga qyteti skuadra si ish-Besiana apo ish-Hysi, krenaria e vetme i kishte mbetur e kaluara. Derisa e morën drejtimin e tij, vëllëzerit Batatina, për t’ia kthyer shkëlqimin.
Në vitin 2013 lindën shkëndijat e shpresës së rikthimit. Klubi u mor nën drejtimin e vëllezërve Batatina, duke u shndërruar për një kohë të shkurtër në rivalë të denjë në garë për tituj.
Llapi tani synon të bëjë histori, pasi kërkon trofeun e Kupës për të tretin vit me radhë:
“Kupa do të mbetët përjetë te Llapi. Ne pasi e fituam dy herë me radhë trofeun, tani është radha që me fitoren e tretë ta ndalim atë këtu”, thotë për Albanian News, trajneri Tahir Batatina.
Rregulloja e FFK-së e thotë qartë se skuadra, e cila tri herë radhazi e merr Kupën, ajo mbetët përgjithmonë në sirtaret e saj, në të kundërten e mbanë vetëm një vit.
Përveç suksesit në rezultate, Llapi u shqua edhe në nxjerrien dhe kalitjen e talentëve, duke përfituar më pas edhe nga shitja e kartonëve të lojtarëve.
Por një perlë e vërtetë së fundi është vetë stadiumi “Zahir Pajaziti”. Deri vonë i mbuluar nga lloqi, tani pretendent serioz për të marrë pozitën e kategorisë së katërt.
Krahas barit në gjendje përfekte, ulëset në tri anët e tribunave i japin komoditetin shikuesit.
Së fundi stadiumi posedon edhe restorantin e vet, derisa kushtet në zhveshtore dhe ambientet përcjellëse janë të kohës moderne.
Ajo që bie në sy në një pjesë të restorantit, duket si muze.
Aty përkujtohen legjendat e Llapit duke filluar nga Fadil Vokrri e me radhë, derisa po aq vend të rëndësishëm zënë edhe heronjtë tanë nga Zahir Pajaziti me shokë.
Kultura e puna e gërshetuar nga e kalumja me të tashmen premtojnë se Llapi e ka rrugën e sigurt drejt një ardhmërie të suksesshme./Albanian News