Kryetari i KB Prishtina, Blerand Stavileci vazhdon aktivitetin e tij pas rikthimit të suksesshëm në krye të klubit kryeqytetas, shkruan Albanian News.
Me ardhjen e tij, prishtinasit rrëmbyen Superkupën e basketbollit kosovar, derisa mbrëmë dominuan ndaj rivalëve tradicional, Trepça, madje në folenë e kësaj të fundit ‘Minatori’ në Mitrovicë, shënuan fitore me shifrat e frikshme, 88:53.
Krahas fotos së publikuar në profilin e tij në facebook, ku shihet me trofe, Stavileci ka shkruar ‘Filmi jem. Fati jem. Jeta jem. PR🫶’