Luis Suarez nuk dëshiron të shkojë në Ajax. Ai i ka ditët e numëruara në Barcelonë, por ka shumë gjasë të jetë sërish në nivelet më të larta të futbollit evropian.
Paris Saint-Germain është duke konsideruar transferimin e uruguaianit për ta ribashkuar me ish shokun te Barcelona, brazilianin Neymarin.
Suarez pritet të lërë Barcelonën, pasi këtë ia ka bërë me dije edhe trajneri i ri Ronald Koeman.
Raportohet se edhe Ajaxi e do sulmuesin, por Suarez nuk preferon të rikthehet të ish klubi ku i rrit si lojtar.