Në kuadër të subvencionimit në bujqësi, Komuna e Fushë-Kosovës, ka shpërndarë 167 motokultivatorë dhe 30 makina mjelëse për fermerët, përkatësisht bujqit e Komunës së Fushë-Kosovës.
Ky subvencionim, bëhet me qëllim të ndihmës në zhvillimin e bujqësisë në komunën tonë.
Me këtë subvencionim bujqve të komunës do të ju lehtësohen aktivitetet e përditshme në bujqësi dhe ky edhe është qëllimi ynë, që t’ju krijojmë kushte sa më të mira për punë. Të gjithë ata që punojnë dhe e arsyetojnë punën e tyre, për neve si qeveri komunale, është obligim që ti përkrahim dhe kjo është zhvillim dhe krijim i të mirave materiale për veten e tyre dhe për vendin.