Suhareka këto ditë është shndërrua në qytet të sportit! Pas sukseseve në futboll e basketboll, të FC Ballkani e KB Golden Eagle Ylli, duke u shpallur kampion, kjo komunë mburret edhe me mbretëreshen e sporteve, Klubin Atletikës, Theranda 1992. Kete skuadër së fundi e priti edhe Kryetari i Komunës, Bali Muharremi. Më posht gjeni edhe postimin e tij:
Klubi Atletik Theranda 1992 – ka suksese të jashtëzakonshme.
Me kupa, medalje, tituj, natyrisht të parët kudo, po e nderojnë komunën tonë kudo. 🏆🏃♂️🏃♀️
Është puna e palodhshme e trajnerëve Banush Dakaj, Elmi Gegaj dhe Labinot Gashi, të cilët me angazhimin dhe profesionalizmin e tyre po e bëjnë që ky klub të shkëlqej me
fitore kudo.
Me mirënjohje, falenderime, e natyrisht edhe me përkrahje në të ardhmen nga ana e Komunës së Suharekës, ne presim që ky rrugëtim i fitoreve të vazhdoj edhe më tutje.
Urime
Bali Muharremaj