Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Fushë Kosovë, pasi dyshohet për veprën penale sulm seksual.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte tentuar që me forcë të hyjë në shtëpinë e viktimës femër shtetase e Maqedonisë së Veriut.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Më poshtë raporti i plotë i Policisë:
Fushë Kosovë 11.09.2020 – 07:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte tentuar që me forcë të hyjë në shtëpinë e viktimës femër shtetase e Maqedonisë së Veriut. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje