Elon Musk ka kritikuar kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe i ka bërë thirrje që të japë dorëheqjen menjëherë pas ngjarjes tragjike mbrëmjen e ditës së premte në Magdeburg.
Vërejtja e Musk u bë në përgjigje të një postimi në mediat sociale për sulmin në Magdeburg, i cito cilinte deklaratën e kancelarit gjerman për mbështetjen ndaj qytetarëve.
“Ngushëllimet për familjen e viktimës dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Ne do qëndrojmë në krah të tyre dhe në krah të të gjithë banorëve të Magdeburgut”, shkruhej në postimin që citonte kancelaringjerman të cilit Musk i’u përgjigj:“Scholz duhet t të japë dorëheqjen menjëherëherë. Budalla i paaftë”.
Kujtojmë se Musk dje doli në mbështetje të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, pasi u konfirmua se zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen vitin e ardhshëm.
Nuk është hera e parë që Musk kritikon kancelarin ggerman. Muajin e kaluar, aleati miliarder i Trump e etiketoi sërish si një “i paaftë” pasi koalicioni i tij qeverisës u nda.