Federata e Hendbollit e Kosovës ka njoftuar se e ka pranuar me shqetësim të madh lajmin për sulmin fizik ndaj delegatit të ndeshjes Istogu – Vushtrria, Sebahedin Vitaku.
Delegati Vitaku është sulmuar gjatë ndeshjes së kadeteve të këtyre dy skuadrave. Sulmin e ka kryer një anëtar i kryesisë së klubit mysafir.
FHK-ja dënon rëndë sulmin fizik ndaj delegatit. Lidhur me këtë incident do të vendoset gjatë javës së ardhshme nga organet kompetente të garave të FHK-së.
Për shkak të sulmit, nuk është luajtur ndeshja e senioreve të Istogut dhe Vushtrrisë. Ndeshja e ekipeve seniore pritet të zhvillohet gjatë javës së ardhshme.