spot_img

Sulmuesi i Gjilanit shpallet “Ylli i Javës”

spot_img

Sulmuesi i skuadrës së Gjilanit, Senad Jaroviq ka fituar epitetin e futbollistit më të mirë për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të martën ka njoftuar se sulmuesit Jaroviq i është dhënë çmimi “Ylli i Javës”, i cili ndahet për lojtarin më të mirë pas përfundimit të secilës xhiro.

Vlerësimi për më të mirin e javës, është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili ka vlerësuar lart paraqitjen e Jaroviqit për ta konfirmuar si më të mirin e xhiros.

Jaroviq ia siguroi fitoren Gjilanit në ndeshjen derbi kundër Ballkanit 2:1, duke shënuar të dy golat e këtij takimi.

Vet Jaroviq është shprehur i lumtur me çmimin e fituar dhe ka shtuar se do të përpiqet të vazhdoj me paraqitje të mira edhe në ndeshjet tjera për ta ndihmuar ekipin që të arrijë objektivat.

Ai ka thënë se fitorja ndaj Ballkanit ka motivuar maksimalisht skuadrën e Gjilanit për të vazhduar me rezultate pozitive në kampionat pas eliminimit të papritur nga Kupa e Kosovës.

Jaroviq në 19 paraqitje në Superligë ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 5 asistime kurse Gjilani është i pesti në tabelë me 27 pikë të mbledhura.

NGJARJE TË TJERA

spot_img