spot_img

Sulmuesi i kishës në Francë përdorte drogë e alkool dhe e kishte braktisur shkollën

spot_img

Gazeta britanike “The Guardian” ka publikuar hollësi rreth jetës së sulmuesit me prejardhje tuniziane në Nice të Francës. Ndër tjera, merret vesh se ai përdorte drogë dhe dallohej për sjellje të dhunshme dhe për këtë arsye i kishte rënë në sy policisë lokale.

Brahim Aouissaoui u rrit bashkë me tetë motra e dy vëllezër në një shtëpi modeste në Thina, lagje afër Sfaksit, port i rëndësishëm në bregdetin lindor të Tunizisë. Ai kishte kontaktuar me familjen në Tunizi 12 orë para se ta kryente sulmin ku mbetën të vrarë tre persona, por nuk u kishte dhënë shenjë se ishte duke planifikuar një akt të tillë.

Aouissaoui e braktisi shkollimin kur ishte nxënës në shkollë të mesme dhe punonte si mjeshtër i biçikletave para se të hapte një biznes të vogël, ku shiste benzinë buzë rrugës, thanë familjarët e tij.

“Ai pinte alkool dhe përdorte drogë. I thashë: “Ne s’kemi mjaft e ti, ti i çon dëm të hollat”, tha Gamra Issawi, nëna e sulmuesit. Sipas saj, djali i tha: “Nëse Zoti dëshiron, do të më drejtojë mua në rrugë të drejtë, kjo është punë për mua.”

Gjatë dy vjetëve të fundit, të afërmit e tij kishin vërejtur se i riu e ka ndryshuar sjelljen. Ai qëndronte më gjatë në shtëpi dhe e shmangte shoqërimin me ish-shokët. Megjithatë, vëllai i tij, Yassin, tha se Brahimi kurrë nuk kishte shfaqur shenja ekstremizmi. “Ai i respektonte të gjithë njerëzit dhe i pranonte dallimet e tyre që prej fëmijërisë”, tha vëllai i madh i sulmuesit.

I riu kishte bërë së paku një përpjekje për t’u larguar nga Tunizia drejt Italisë, por kishte dështuar. Ai nuk e kishte paralajmëruar familjen se do të provonte përsëri të largohej. “Ai nuk tregoi dhe ne ishim të befasuar kur na tha se ka mbërritur në Itali”, shtoi Yassini.

Zyrtarët italianë kanë thënë për mediet lokale se Aouissaoui kurrë nuk kishte qenë në listën e vëzhgimit të policisë tuniziane dhe nuk ishte nën përcjelljen e organizatave të inteligjencës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img