spot_img

Superkompjuteri parashikon sa pikë duhet t’i fitojnë ekipet për t’u kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve

spot_img

Një simulim i kryer nga kompania e statistikave Opta, ka bërë me dije se 16 pikë janë të nevojshme për të kaluar në raundin e 1/16-tave, teksa nëntë prej tyre duhet të garantojnë një vend në fazën e play-off-it.

Raundi i tretë i Ligës së Kampionëve do të nis sot ku do të kemi disa ndeshje interesante, ku fokusin e ka ndeshja mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit, që është një ripërsëritje e finales së sezonit të kaluar.

Në anën tjetër Juventusi do të jetë nikoqir i Stuttgartit në ‘Allianz Stadium’, teksa në cilësinë e vendasit do të luajë edhe Milani ndaj Club Brugges.

Formati i ri i Ligës së Kampionëve e bën të vështirë për ta parashikuar sa pikë nevojiten për t’u kualifikuar në fazën e dytë, por një simulim nga Opta ka sugjeruar se 16 pikë duhet të jenë të mjaftueshme për të përfunduar në top tetëshe.

Skuadrat që përfundojnë nga pozita e nëntë deri në pozitën e 24-të do të kualifikohen përmes fazës së play-off-it dhe superkompjuteri i Opta-s tashmë ka parashikuar se nëntë pikë do t’i japin atyre qasje në këtë fazë.

Sipas studimit të Opta-s ku janë bërë mbi 50 mijë përsëritje, në 98 për qind të rasteve, 16 pikë ishin të mjaftueshme për të përfunduar në tetë pozitat e para.

Kjo do të thotë se praktikisht klubet mund ta sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër me pesë fitore dhe një barazim ose katër fitore dhe katër barazime./Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img