Këngëtarja e njohur Era Istrefi njihet për ‘look’ e saj të veçantë.
Ajo ka dalluar gjithmonë për stilin unik dhe ekstravagancën.
Mirëpo, së fundmi Era ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamjen e saj.
Pas flokëve në ngjyrë portokalli, ajo është rikthyer sërish në bionde, madje edhe më të shkurtra nga më parë.
Nuk kishte se si edhe këtë herë, ‘look’ i Erës të kalonte pa u komentuar nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar.