Aktakuzën e Prokurorisë Speciale kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, publicisti Veton Surroi po e sheh si një fillim dramatik për çlirimin e shtetit nga kapja.
Një koment të tillë Surroi e ka bërë dje derisa ka shpërndarë njoftimin e Prokurorisë Speciale për aktakuzën.
“Një fillim dramatik i çlirimit nga kapja e shtetit”, ka shkruar Surroi.
A dramatic beginning of disentanglement of state capture https://t.co/J4FADoM5Zy
— VetonSurroi (@VSurroi) June 24, 2020
Përveç Thaçit dhe Veselit, Prokuroria akuzon edhe nëntë persona të tjerë, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur. Pos akuzave për vrasje, aty ka edhe akuza të tjera për rrahje, torturë e të tjera.
Surroi, prej vjetësh ka dallime politike me presidentin Hashim Thaçi. Ai madje kishte shkruar edhe një libër “Këmbët e Gjarprit”, e cila fliste kryesisht për Hashim Thaçin dhe rrugëtimin e tij në politikë, nga këndvështrimi i Surroit.