Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) Pedro Rocha është suspenduar për dy vjet për një “shkelje shumë të rëndë” të autoritetit të tij. Gjykata e lartë sportive e Spanjës (TAD) e konsideroi shkarkimin e shtatorit të ish-sekretarit të përgjithshëm Andreu Camps si abuzim me autoritetin e Rochas.
Vendimi vjen dy ditë pasi Rocha mori pjesë në fitoren finale të Kampionatit Evropian të Spanjës ndaj Anglisë në Olympiastadion të Berlinit të dielën.
Gjykata sportive e ka pezulluar Rochan nga mbajtja e një posti në një federatë sportive për dy vjet sdhe i ka dhënë atij dy gjoba prej 16,527.84 euro për dy shkeljet e tjera.
Veprimet e tij u konsideruan si shkelje të rregulloreve të disiplinës sportive dhe ishin një “shkelje shumë e rëndë” e nenit 76. 1, që lidhet me shpërdorimin e autoritetit.