spot_img

Suti Sport kampione e Kosovës për grupmoshën U18

spot_img

Suti Sport ka siguruar titullin kampion të Kosovës për grupmoshën U18, pas një ecurie impresive në garën kompetitive të shpresave të volejbollit kosovar, të dielën mbrëma.

Suti Sport vuri duart mbi trofeun e më të mirit, pasi në finale mposhti Skenderajn me rezultat 3-1 (16-25, 25-12, 25-19, 25-23), në një përballje tejet interesante.

Ishin vashat nga Skenderaj ato që kishin primatin pas setit të parë, por Suti Sport punoi shumë në rikonsolidim dhe arriti përmbysjen e madhe, eventualisht për të siguruar titullin në Qendrën Sportive “Suti Sport”, në Pejë.

Për të arritur deri te trofeu, pejanet mposhtën Malishevën fillimisht në gjysmëfinale me rezultat 2-0 (25-20, 26-24).

Trofeun për kampionet e Kosovës për grupmoshën U18 për sezonin 2022/23, e ndau presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci dhe kryetari i klubit Suti Sport, Hysen Gashi.

Medaljet për vendin e parë i ndanë bashkarisht sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Valon Nikqi së bashku me Hysen Gashin.

Të argjendtat për vendin e dytë i ndau kryetari i shoqatës së gjyqtarëve të volejbollit të Kosovës, Burim Zymeri.

NGJARJE TË TJERA

spot_img