Gazetari Valon Syla ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për masat e reja kundër COVID-19.
Ai ka thënë se disa nga masat e vendosura janë të paarsyeshme, duke thënë se po dëmton në masë të madhe bizneset dhe qytetarët.
Syla ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk ka ndarë “asnjë cent” për bizneset e qytetarët që po dëmtohen.
“Avdullah Hoti i ‘killaft’ i ka dhënë dy pako ekonomike, apo një të ndarë në dy pjesë, Qeveria Kurti asnjë hiç. Këta nuk kanë ndarë asnjë cent për biznese as qytetarë, asnjë pako ekonomike nuk është planifikuar. Shtetet fqinje kanë pasur nga tri pako, Kosova dy, tash asnjë…”, ka thënë Syla në T7.
Ai ka thënë se Qeveria aktuale ka liruar masat kur kanë pasë interes, por i kanë shtrënguar ato më pas.