Analisti politik dhe gazetari, Valon Syla, ka kritikuar sërish shqiptarët të cilët jetojnë në diasporë, duke thënë se Amerika ka intervenuar t’i shpëtojë dhe t’i çlirojë shqiptarët që jetojnë në Kosovë, jo ata që jetojnë sigurt në diasporë.
Ai ka thënë se nëse në Kosovë nuk do jetonin shqiptarët, diaspora nuk do vinte kurrë si turist, pasi sipas tij ata kanë ikur nga ky vend.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Syla ka thënë se pa kosovarët, diaspora nuk do bënte asnjëherë asgjë, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij, janë kosovarët ata që ua kanë mundësuar shqiptarëve të diasporës që të vijnë në Kosovë si turistë, pasi që ishin kosovarët ata që çliruan Kosovën nga Serbia.
“A po merrni vesh o Gërrnaça. S’ka pasë masakra, as në Zurich, as në Frankfurt, as në autobusa rrugës për atje, por në vende kosovare, si Prekazi, Reçaku, Krusha, Pokleku e tjerë. Andaj kjo le të dihet edhe mbane në mend. Se patriotizmi nuk blehet në ‘rent a car’ e as me Western Union e Moneygram. Ok?”, ka shkruar ai.
Ky është postimi i tij i plotë:
Mos me qenë na shqiptart që jetojmë në Kosovë, kurrë diaspora nuk ish ardhe si turist, sepse ata e kanë lëshuar vendin….kanë ikë. Pra na në Kosovë e mbajmë diasporën sepse pa neve diaspora kurrë, kurgjo nuk kish bo. Por na ketu e kemi çliru, tani e kemi rregullu Kosovën, dhe ua kemi mundësuar edhe diasporës mos me u tut prej Serbisë, me ardhë turistë e me dalë edhe jashtë si diasporë kur të dojnë. Dhe ua kemi mundësuar me ardhe lirisht ne Kosove dhe me u kenaq, sepse NA QË JETOJMË KËTU E KEMI NDREQË, mirë e keq, pak me ndihmën edhe prej jashtë. Amerika ka intervenue me i shpëtu dhe çliru KOSOVARËT NË KOSOVË, E JO ATA QË JETOJNË TË SIGURT NË DIASPORË. A po merrni vesh o Gërrnaça. S’ka pasë masakra, as në Zurich, as në Frankfurt, as në autobusa rrugës për atje, por në vende kosovare, si Prekazi, Reçaku, Krusha, Pokleku e tjerë. Andaj kjo le të dihet edhe mbane në mend. Se patriotizmi nuk blehet në ‘rent a car’ e as me Western Union e Moneygram. Ok?
#albanologji #diaspora #gërrnaçi