SC Gjilani këto ditë u trondit pas dorëheqjes së Presidentit Florim Zuka, por Zyrtari, i cili ka kryetar detyrën e zëdhënsit, Drilon Sylejmani, ka premtuar se synimet e klubit do të jenë të njëjtë.
“Synimet e Gjilanit nuk kanë ndryshuar, politika dhe objektivat e klubit vazhdojnë si ato të edicionit të kaluar. Dalja në Evropë është një prej synimeve kryesore të klubi dhe nëse na jepet mundësia që ta synojmë edhe titullin kampion. Gjithçka varet nga rezultatet dhe vazhdimësia e kampionatit”.
Më pas Sylejmani shtoi: “Në klub nuk pritet që të ndryshoj asgjë tjetër, do të vazhdojmë me të gjithë futbollistët e njëjtë, pritet që të vijnë disa përforcime dhe edicionin e ri e vazhdojmë me të njëjtat ambicie të cilat i kemi pasur edicionet e kaluara”, ka thënë Sylejmani pas hedhjes së shortit sot në zyrat e FFK-së.
Zuka kishte njoftuar për dorëheqjen e tij nga klubi të hënën përmes një postimi në facebook, ku si shkak kryesor ishte mos përmbushja e objektivit, i cili ishte titulli kampion.