spot_img

Sylvinho tregon pse i la jashtë listës Mirlind Dakun e Arbnor Mujën

spot_img

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka komentuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit mars.

Një ditë pas publikimit të listës, në një konferencë për media Sylvinho i është përgjigjur pyetjeve rreth mungesës së Mirlind Dakut e Arbnor Mujës.

Tekniku brazilian ka thënë se i konsideron të rëndësishëm për skuadrën dyshen e sulmuesve kosovarë, mirëpo që duhet provuar edhe futbollistët tjerë.

“Daku dhe Muja jashtë? Ata janë të rëndësishëm për ne, së bashku me Gjasulën. Patjetër që i kemi në konsideratë dhe janë në planet tona. Por ne duhet të provojmë sa më shumë lojtarë në këtë moment. Nuk mund të marrim dot 30 lojtarë në këto ndeshje, duhet të marrim edhe të tjerët për t’i parë se çfarë mund të bëjnë. Kemi Manajn që vjen për herë të parë, kemi Brojën që vjen për herë të dytë, kemi Arbër Hoxhën që e kemi ndjekur prej kohësh”, tha Sylvinho.

Pas publikimit të listët mbrëmë kishte reaguar edhe Mirlind Daku, postimi i të cilit ishte keqkuptuar nga ndjekësit.

Sulmuesi nga Gjilani, kishte reaguar në rrjetet sociale përmes një video të publikuar ku shkruhej: “Jeta vazhdon“.

Më pas, 26-vjeçari dardan, autor i 5 ndeshjeve dhe 1 goli me kuqezinjtë, saktëson se ky reagim nuk ka lidhje me mungesën e ftesës nga trajneri brazilian i Shqipërisë.

“Video që lidhje nuk ka të bëjë me mosftesën time. Respekt dhe faleminderit për dashurinë e treguar ndaj meje. Ju don Djali i Shqiptarisë”.

Për dallim nga mungesa e Dakut e Mujës, Sylvinho për herë të parë ka ftuar sulmuesin tjetër kosovar, Arbër Hoxha.

Shqipëria do të zhvillojë dy miqësore gjatë muajit mars. Fillimisht më 22 mars do të takohet me Kilin kurse tre ditë më vonë do të takohet me Suedinë.

Ndeshjet miqësore të marsit do të shërbejnë për përgatitjen e skuadrës për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img