Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve në Bruksel ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, u pajtuan rreth propozimit europian, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka kritikuar të parin e qeverisë duke thënë se Kurti pranoi Asociacionin me ”të dyja duart”.
Ajo gjithashtu e quan ”dyfytyrësh”, pasi shefi i ekzekutivit kosovar harroi shqiptarët e Luginës së Preshevës.
”Asociacion per serbet PO me dy duarte, po shqiptaret e Lugines se Presheves ku mbeten? kjo eshte fytyra dyftyreshe e Albin Kurtit,” ka shkruar Tahiri.
Kujtojmë se mbrëmë Kurti para mediave, deklaroi se ndonëse pati dakordim, marrëveshja nuk u nënshkrua pasi pala serbe, nuk ishte e gatshme.
“Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme. Unë kam shprehur gatishmërinë dhe interesimin për ta nënshkruar këtë tekst”, deklaroi ai.