Peja është finalisti i parë i këtij edicioni në elitën e basketbollit kosovar.
Pejanët arritën fitoren e tretë sonte, duke e mposhtur Yllin me rezultat 90:100.
Në katër përballje, Peja fitoi tri, kurse Ylli një, shkruan Gazeta Express.
Mysafirët e nisën ndeshjen mjaft mirë, duke avancuar 13:30 pas 10 minutave të parë.
Çereku i dytë ishte më i barazpeshuar, teksa rezultati pas pjesës së parë në semafor shënonte 32:50 për Pejën.
E Ylli u rikthye fuqishëm në çerekun e tretë, duke e shkrirë epërsinë e Pejës në vetëm pesë pikë, 70:75.
Por, Peja nuk u zmbraps, duke e administruar periodën e fundit dhe eventualisht ta fitojnë ndeshjen në fund me rezultatin 90:100.
Në finale, Peja do ta presë fituesin e duelit Prishtina-Trepça.
Rezultati në seritë gjysmëfinale në atë ndeshje është 2:1 për kryeqytetasit.