spot_img

Takim miqësor/ Presidenti i FIFA-së vlerëson lartë progresin që e ka bërë Kosova në futboll

spot_img

Presidenti Agim Ademi së bashku me nënkryetarin Bakir Burri, sot, kanë marrë pjesë në punimet e Kongresit të FIFA-s në Doha. Në këtë sesion, kreu i FFK-së është takuar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Gjatë një bashkëbisedimi tejet të ngrohtë e miqësor, i pari i FIFA-s edhe një herë tregoi respektin dhe simpatinë e tij për futbollin e Kosovës. Ai edhe një herë shprehu vlerësimin e tij për presidentin Ademi dhe për progresin e futbollit të Kosovës pas anëtarësimit në UEFA e FIFA, si dhe e përgëzoi për rezultatet pozitive në dy ndeshjet e fundit miqësore.

Ademi e falënderoi Infantinon për mirëbesimin dhe respektin që ka ndaj tij dhe FFK-së dhe e informoi atë mbi zhvillimet e përgjithshme në futbollin kosovar.

Po ashtu, i pari i FFK-së bashkëbisedoi edhe me sekretaren e përgjithshme të FIFA-s, Fatma Samoura, me të cilën u diskutuan projektet e së ardhmes që do të kenë ndikim në futbollin e të rinjve në Kosovë.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img